Aktualitet

Starton “Rally Albania”

I kthyer në një ndalesë të përvitshme për shumë prej pilotëve më profesionistë të garave off road, Rally Albania startoi sot me disa nga protagonistët më të njohur te motorëve dhe makinave. Më shumë se 2200 kilometra do të imponojnë pilotët në 7 ditë sfilitëse por plot adrenalinë në thuajse të gjithë territorin shqiptar. Ceremonia e çmimeve për Rally Albania do të zhvillohet në Tiranë, të dielën e 16 qershorit.