Tim Kleindienst arriti në Kombëtaren e Gjermanisë në moshën 29-vjeçare, edhe falë 15 golave që shënoi në Bundesligë me M’Gladbah. I thirrur nga Nagelsman për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër “Axurrëve”, sulmuesi foli për pasionin e tij: “Ata janë kaq të relaksuar…”.
Dhe ja si i trajton ai?! Ekziston një imazh, duke shfletuar postimet e Tim Kleindienst në “Instagram”, që është domethënës. Kjo është kopertina e një videoje të realizuar gjatë pushimeve dhe ku shfaqet një breshkë. Sulmuesi i Borusias, M’Gladbah, i thirrur nga Nagelsmann për angazhimet në Ligën e Kombeve kundër Italisë, ka një pasion të veçantë për këto kafshë, aq sa mbahen në frigorifer të posaçëm gjatë dimrit.
LEXO EDHE: Italia, flet Barella: Gjermania një nga kombëtaret më të forta në botë, japim maksimumin!
Me 15 gola të Bundesligës, Kleindienst mban gjallë ëndrrën e M’Gladbach për t’u rikthyer në Evropë. Ai nuk e humb kurrë gjakftohtësinë, një cilësi që mund ta ketë mësuar nga breshkat e tij: “Dikur i pashë të jetonin në natyrë dhe rashë në dashuri me to. Janë kafshë kaq të relaksuara. Mendoj se këto kafshë përcjellin një ndjenjë të bukur qetësie”, shpjegoi ai në një intervistë për “Welt”. “Kam fituar qetësinë me kalimin e kohës.
Kam mësuar nga episodet e kaluara dhe jam pjekur. Mendoj se në disa situata në të kaluarën kam reaguar pak më furishëm sesa sot. Unë i dua shumë. Normalisht ata do të bien në dimër për t’i mbijetuar dimrit, por kjo nuk është diçka që mund ta përballoj. Në frigoriferin që është në garazh dhe ku ata kanë kutitë e tyre, unë mund të rregulloj kohën që kalojnë atje. Frigoriferi rregullohet nga një termostat, i cili më lejon të krijoj një mjedis ideal pa probleme artificiale”.
Ai ka luajtur për M’Gladbah që nga korriku dhe debutoi në tetor në moshën 29-vjeçare, gjë që ishte vonë për një gjerman. Në katër ndeshje me gjermanët, ai ka shënuar tashmë 2 gola. Me Italinë kërkon të tretin. Por Spaleti shpreson ta gjejë atë në letargji. Ashtu si breshkat e tij.