Në një koment për Ballkanin Perëndimor, dy eurodeputetët Hannes Swoboda dhe Maria Eleni Koppa shprehin mbështetjen për integrimin europian të rajonit. Ata propozojnë krijimin e një komiteti sigurie mes BE-së e rajonit tonë, si dhe theksojnë se hapja e negociatave duhet të jetë parakushti bazë. Gjithashtu vënë theksin dhe te pjesëmarrja në fondet strukturore. Por, këto të fundit, të jenë të kushtëzuara nga progresi i prekshëm në fushën e sundimit të ligjit e të tjera specifike, siç është bashkëpunimi i ngushtë rajonal.