Aktualitet

“Tahiri”, Meta: Drejtësia të veprojë e pavarur

Presidenti i Republikës, Ilir Meta  reagoi për  vendimin  e Gjykatës së Krimeve të Rënda që caktoi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për ish-Ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Gjatë një vizite në Cërrik, Meta komentoi shkurt se “Drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur, në respekt të shtetit të së drejtës”. Masa për Tahirin u caktua si person i dyshuar për trafik narkotikësh, në bashkëpunim me grupin e njohur Habilaj dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.