Në këto çaste, Saimir Tahiri del para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë, ndërsa të shtunën u vendos në “Arrest shtëpie”. Për ish-Ministrin e Brendshëm, kjo masë u caktua si person i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge në bashkëpunim me Grupin Habilaj dhe korrupsion pasiv. Mbrojtja e Tahirit paralajmëroi apelim të vendimit. Apelim do të bëjë dhe Prokuroria që kërkon “Arrest me burg”.