Parlamenti Europian pritet të shqyrtojë javën e ardhshme rekomandimin pozitiv, që Komisioni Europian dha për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani gjatë një takimi me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi tha se hapat përpara të Shqipërisë janë konkrete dhe të dukshme.