Endrick Felipe Moreira de Sousa po shihet është një nga talentët e rinj më të spikatur në botën e futbollit. Pasi nënshkroi kontratë me Real Madridin vetëm në moshën 16-vjeçare, sulmuesi brazilian ka vazhduar të impresionojë të gjithë dhe të zhvillohet me shpejtësi.
Së fundmi është bërë e ditur se talenti 17-vjeçar është në një lidhje dashurie me influencerën 21-vjeçare, Gabriely Miranda. Lidhja e tyre ka bërë xhiron në mediet botërore, duke marrë paraysh faktin se e dashura e futbollistit është katër vjet më e madhe. Miranda është një përkrahëse e madhe e Endrickes, e cila vazhdimisht i qëndron në krah. Ajo është një modele si dhe një influencere që vjen nga Sao Paolo, Brazil. Momentalisht bukuroshja ka mbi 600 mijë ndjekës në Instagram.