Ndërsa Kryeministri Edi Rama pritet të zyrtarizojë ditët në vijim tarifën e re të lëvizjes në Rrugën e Kombit, Partia Demokratike paralajmëroi se do të përdorë të gjitha mjetet dhe format për ta ndaluar vjeljen e saj. Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi nga Kukësi se kreu i qeverisë si fillim duhet të pranojë fajësinë për kuksanët që ende ndodhen në burg. Vetëm pas lirimit të tyre do të lejojmë shqyrtimin e mundësisë së tarifimit për banorët e Kukësit tha përfaqësuesi demokrat.