Aktualitet

Tarifa e Rrugës së Kombit, kuksianët paralajmërojnë protesta

Banorët e qarkut të Kukësit paralajmërojnë se do ta kundërshtojnë me protesta rikthimin e tarifës së qarkullimit në Rrugën e Kombit, që pritet të aplikohet në shtator dhe në vlerën 100 lek për kalim. Ata flasin për pamundësi ekonomike për të paguar tarifën. Tarifa mësohet se do të jetë e vlefshme për banorët e Kukësit dhe  për 11 linja të transportit publik. Ndërkohë, në Rrugën e Kombit, në pikat e pagesës vijon rehabilitimi i dëmeve të protestës së 31 marsit.