Aktualitet

Tatimet kërkojnë taksën e qirave

Të gjitha familjet në zonat turistike të vendit që japin apartamente apo banesa me qira duhet t’i deklarojnë tek tatimet dhe të paguajnë taksën 15 për qind. Sipas fushatës kundër informalitetit në turizëm, nëse nuk paguhet kjo tarifë, individët do të jenë subjekt i masave ndëshkuese. Kjo pagesë duhet të kryhet tek tatimet jo më vonë se data 20 e muajit që pason kohën kur është arkëtuar qiraja.