Policia Kufitare e Rinasit, ka intensifikuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe për përmirësimin e shërbimit që ofron për qytetarët. Gjatë javës që kaloi u evidentuan 20 vepra penale, në fushën e “Falsifikimit të Pasaportave apo Letërnjoftimeve”, “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, si dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” duke vënë në pranga 19 persona si dhe 324 shtetas të kthyer nga vendet e BE-së. Policia ka marrë një sërë masash për përmirësimin e cilësisë së shërbimit, duke eliminuar në maksimum vonesat.