Kryeministri Edi Rama njoftoi se të dielën do të çelen punimet për rrugën e Arbrit. Përmes një ftese me shkrim dore në rrjete sociale Rama u apeloi dibranëve, të jenë të pranishëm në ceremoninë e pritshme për 100 vjet siç e cilësoi ai. “Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje e tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha, po erdhi të dielën në Peshkopi në orën 10.30 dhe në mesditë në Klos”-tha Rama.