Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Diana nga “ZEN Diamond” për të na treguar se kush dhuron më shumë diamante meshkujt apo femrat si dhe çfarë kanë preferuar më shumë të blejnë këtë muaj duke qenë se para pak ditësh ishte dhe festa e Shën Valentinit. Diana shprehet për mikrofonin e TAR se:
Meshkujt duhet ta vlerësojnë egzistencën e femrave dhe t’i dhurojnë diamante. Unë mund të them se ky vit në raport me vitet e tjera ka qenë një nga vitet më të suksesshme për biznesin e diamanteve. Ka pasur shumë meshkuj që kanë dhuruar këtë vit. Ka pafund alternativa më shumë për femrat por edhe për meshkujt. Pjesa më e madhe e meshkujve kanë preferuar ta bëjnë dhuratën në formë surprizë, pjesa tjetër nuk e kanë paketuar por thjesht kanë vendosur ta vendosin në xhep, ka qenë me të vertetë shumë e bukur.
Cilat kanë qenë trendet e këtij sezoni si për gratë ashtu edhe për meshkujt?
Për femrat unaza mbetet më e preferuara, modelet janë të ndryshme në bazë të stilit por mbetet klasikja e preferuar me një gur kur bëhet fjalë për propozime. Nuk mbeten pas as varëset, vathët, varet për çfarë i dhurojnë. Nëse ia bëjnë dhuratë vetes janë vathë, varëse ndërsa kur dhurojnë unazë e bëjnë sepse duan t’i japin një kuptim tjetër asaj që dhurojnë. Për meshkujt, nuk është më e vështirë sepse ka alternativa. Meshkujt janë më trendi tani, nuk janë më ata meshkujt tradicional apo klasik. Trendet botërore sjellin variante të ndryshme, si byrzylyk në modele të ndryshme.
A bëhen propozime pa unazë sot?
Pa unazë jo e jo por edhe pa unazë diamanti jo sepse nga aty ku vij unë ka unaza me çmime fantastike dhe gjithkush i mbledh 300 euro për një unazë diamanti. Ka buxhete të ndryshme dhe mendoj se ka përshtatshmëri për çdo xhep nga 300 deri në 30 mijë euro. Diamanti ka cilësi që e dallojnë. Është çertifikata që bën dallimin e që vërteton cilësitë e gurit të çmuar, sepse me sy të lirë nuk e dallojmë dot. Nëse shohim një gur të thjeshtë dhe nje gur diamanti nuk dallojmë asgjë. Unë mund ta dallojë sepse ka një cilësi, sado papastërti të marrë guri i diamantit e ka atë shkëlqimin e tij, në momentin që bie në kontakt me dritën ndryshe nga guri i thjeshtë i cili në kontakt më dritën nuk e ka atë shkëlqim.