Gossip Showbiz

Meghan Markle shfaqet me një unazë të re, të madhe dhe fansat spekulojnë për një “kapitull të ri”?!

Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, e njohur për pasionin ndaj bizhuterive me vlerë simbolike, është parë me një unazë të re diamanti në gishtin e djathtë gjatë një nate sportive me princin Harry më 15 shkurt, në NBA All-Star Game.

Ky aksesor nuk është pjesë e unazave të martesës, duke nxitur spekulime se mund të përfaqësojë një “kapitull të ri” ose një simbol të pavarësisë dhe vetëdashurisë, sipas ekspertëve të bizhuterive.

Trang Do, themeluesja e Kimjoux, e specializuar në bizhuteri të personalizuara, tha për Daily Mail se një unazë e vendosur në dorën e djathtë shpesh simbolizon pavarësi, vetë-dashuri dhe fuqinë personale.

Ajo shtoi gjithashtu se unaza mund të shënojë një përmirësim ose evoluim të historisë së unazës së fejesës së Meghan, e cila ka kaluar disa ndryshime që nga dhënia e saj nga princi Harry në vitin 2017.

Unaza e re, me një gur oval-diamant të madh (midis katër dhe gjashtë karatash), duket elegante dhe me frymë heritage, duke krijuar një ndjesi rafinimi.

Megan është parë më parë me unazën e saj të fejesës, e cila përmban një diamant cushion-cut nga Botsvana, i shoqëruar nga dy diamante të vogla nga koleksioni i Princeshës Diana, por ky aksesor i ri duket më shumë si një zgjedhje personale dhe simbolike për Dukeshën.

Gjatë natës sportive, Meghan dhe Harry ishin në rreshtin VIP pranë yjeve si Queen Latifah dhe partneri i saj Eboni Nichols, duke shkëlqyer me stil dhe harmoni në publik. Unaza e re tërhoqi vëmendjen e fansave dhe mediave, duke nënvizuar pasionin e Meghan për bizhuteritë me histori dhe domethënie personale.

Ky aksesor vjen pas një serie modifikimesh të unazës së fejesës, duke përfshirë ndryshime në gurin qendror dhe shtimin e diamantëve të rinj, duke reflektuar stilin dhe preferencat të Dukeshës gjatë viteve.