Aktualitet

Të hënën farmacistët paralajmërojnë protestë

Farmacistët paralajmërojnë së do të mbajnë të hënën tubim paqësor nëse nuk do të marrin garancinë nga ministria e Shëndetësisë për miratimin e kontratës dypalëshe, me korrigjimet e kërkuara nga farmacistët. Ata kundërshojnë listen e re të barnave të rimbursueshme. Sipas tyre u është shkaktuar dëm financiar, pasi disa barna që i kanë blerë më shtrenjtë, tani janë të detyruar t’i shesin me gati gjysmën e çmimit.