Të hënën në 6 të mëngjesit, rinisin punimet për riparimin e asfaltit në aksin Tiranë-Durrës. Trafiku devijohet në Kryqëzimin e Maminasit drejt rrugës dytësore, deri në Kryqëzimin e Sukthit. Në vazhdim, drejtuesit e makinave mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore. Gjithashtu, këshillohet që mjetet e transportit të rëndë që udhëtojnë nga Fushë-Kruja për në Durrës, të kthehen në rrugën dytësore në Vorë duke përdorur nënkalimin e rrugës së re. Devijimi vazhdon deri më 21 Qershor.