Dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre një fëmijë 2-vjeç, pas një sulmi me armë zjarri në qendër të Seattle-it në Uashington.
Të shtënat ndodhën rreth 18:00-ës me orën lokale, pranë Space Needle, ku në atë moment po zhvillohej një festival i madh kulinarie.
Sipas kryebashkiakes së Seattle-it, Katie Wilson, një i dyshuar është arrestuar lidhur me ngjarjen.
Guvernatori i shtetit të Uashingtonit shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa një kongresmene nga Seattle dënoi atë që e quajti “dhunë të pakuptimtë”
Qendra e Seattle-it organizoi festivalin “Bite of Seattle” këtë fundjavë, një event vjetor që tërheq qindra mijëra pjesëmarrës me shitës ushqimesh dhe shfaqje muzikore live.