Të shtëna me armë zjarri u raportuan këtë pasdite në qendër të qytetit të Vlorës. Mësohet se një person i cili u arrestua nga policia, ka qëlluar brenda një lokali me kallashnikov. Nuk raportohet për të lënduar. Ngjarja ka terrorizuar banorët dhe personat që ndodheshin në lokal, të cilët kanë mundur të neutralizojnë autorin. Paraprakisht mësohet se i riu pas një konflikti me një grup djemsh në lokal, është kthyer me armë për t’i qëlluar.