Dy persona u vunë në pranga pas ngjarjes së një dite më parë në lagjen nr.15 në Durrës, ku një 29 vjeçar në gjendje të dehur qëlloi me armë gjahu në ajër, në një lokal. Ai u arrestua, ndërsa nga hetimet rezultoi se dy persona në lokal e goditën me sende të forta, siç dyshohet, për motive të dobëta. Ata janë P.P., 26 vjeç, pronari i lokalit dhe kushëriri i tij D.P., 35 vjeç, i shpallur në kërkim.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas konfliktit, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 29 vjeç dhe P.P., 26 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim kushëriri i shtetasit P.P., shtetasi D.P., 35 vjeç, banues në Durrës.
Pas goditjes me sende të forta, 29 vjeçari ka shkuar në banesë dhe mori një armë gjahu, që e kishte pa leje dhe kanosi me të dy shtetasit që e dhunuan fizikisht.
Shtetasi P.P. dhe D.P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin, në lokalin që administronte shtetasi P.P.. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi K.D. ka shkuar në banesën e tij, ku mbante pa leje, një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër, me qëllim kanosjen e dy shtetasve. Policia arrestoi atë dhe 26 vjeçarin P.P., ndërsa po punohet për kapjen e D.P.