Opozita ka thirrur në seancë dëgjimore në Komisionin e Edukimit dhe Medias, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Kërkesa e firmosur nga deputetët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, anëtarë të këtij komisioni, kërkojnë që kryebashkiaku Veliaj të raportojë para tyre në lidhje me Teatrin Kombëtar. Gjatë ditës, Erion Veliaj u takua me artistët, të cilët kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar.