Artistët në Komisionin e Medias kërkuan që Teatri Kombëtar të futet në zonen e monumenteve të Kulturës. Ata akuzojnë ministrinë se në 4 vite nuk ka investuar asnjë qindarkë në restaurimin e Teatrit Kombëtar. Në mungesë të Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, deputeti Fidel Ylli tha se nuk ka asnjë vendim për shembjen e Teatrit, por ka një dëshirë politike të Kryeministrit për një Teatër të ri.