Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po zhvillon një dëgjesë të dytë publike me arkitektë dhe urbanistë për çështjen e Teatrit Kombëtar. Veliaj tha se me dëgjesën e parë me artistët, më 14 Qershor, u arritën disa gjëra. Kryebashkiaku deklaroi se u mundësua ulja e toneve gjatë diskutimeve. Ndërkaq, shtoi se “Të gjithë bien dakord për një teatër të ri, por mbetet të shqyrtohet mënyra se si ky teatër do të ndërtohet”.