Telefonata e shumëpritur mes Kryeministrit Grek Alexis Tsipras dhe homologut të tij maqedonas Zoran Zaev, lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së emrit, nuk dha rezultat. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit grek, ai që telefonoi ishte shefi i qeverisë maqedonase. Mësohet se komunikimi u zhvillua në klimë të mirë, zgjati një orë dhe nesër do të ketë një telefonatë të re për të finalizuar bisedimet.