Politikë

Tensione në protestën përpara Kryeministrisë, Adriatik Lapaj bie në tokë pas përplasjes me policinë!

Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë vijuar protestën përpara Kryeministrisë, e cila edhe këtë mbrëmje u shoqërua me tensione.

Policia, e cila mbërriti aty për të ndaluar grumbullimin, ka pasur reagim të personave prezentë.

Ata janë përplasur fizikisht me blutë, teksa pas kësaj Adriatik Lapaj është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë.

Pasi iu dha ujë nga të pranishmit, u kërkua që të krijohej më tepër hapësirë në rrethin e krijuar.

Situata vijoi në fjalime për vijimin e protestës së tyre. (VIDEO)

Prej disa ditësh, Lapaj është vendosur para Kryeministrisë dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa u ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen në këtë protestë.

LEXO EDHE: Protesta përpara Kryeministrisë e ‘Lëvizjes Bashkë’, ndërhyn sërish policia për të hequr çadrat!