Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar arrestimin e shtetasit të identifikuar si Sibuel Durrësi, i cili me makinë, tentoi të përplaste me dashje katër persona. Akuzohet si i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.
Sipas njoftimit të prokurorisë, Durrësi ishte nën efektin e pijeve alkoolike.
Gjithçka nisi pas një debati të çastit mes drejtuesit të mjetit dhe disa personave të tjerë. Më pas, situata u përshkallëzua në një konflikt fizik, ku u raportua se shoferi u godit me grushte nga ata me të cilët u përfshi në sherr.