Live From Tirana

Teologu Miron Çako: “Ja shenjat që tregojnë se një njeri është i pushtuar nga Djalli…”

I ftuar në studion e “Live From Tirana” së bashku me Ronaldo Sharkën, ka qenë teologu Miron Çako. Ai ka folur më shumë mbi vetë fenomenin e ‘posedimit të djallit’…

A ka shenja që mund të kuptojmë se një person është i demonizuar?

Po, ka shenja. E para, sytë e tij. Duhet ta shikosh në vështrim. Shikimi i një njeri të demonizuar është i çakërryer, është agresiv. Nuk është i qetë. Sepse syri është pasqyra e shpirtit. Fytyra e tij po ashtu deformohet, nxihet, ose bëhet agresive. Është diçka jo e zakontë. Nuk të jep paqe dhe del si diçka e zymtë, e shëmtuar. Nga ana estetike ai mund të jetë shumë i bukur, por ama kur e shikon në tërësinë e vet, ai të krijon një formë fobie ose ankthi. Kur është pranë teje, lë një gjendje jo të mirë. Nuk është thjesht energji negative, ai ka demon brenda. Është si një njeri që ka virusin, gripin, dhe ai ta transmeton. Edhe këta njerëz, kudo që janë, e mbajnë djallin dhe e mbartin dhe ta transmetojnë. Kur hyn në një ambient dhe ndien energji negative, aty mund të ketë njerëz që e mbartin demonin.