Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë tronditi mbrëmjen e sotme jugun e Shqipërisë. Lëkundjet e forta janë ndjerë në Orikum rreth orës 20:14 të mbrëmjes. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Vërnik, 31 km në veriperëndim të Vlorës dhe 21 km në në Jugperëndim të Dhërmiut. Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.