Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz, ku pak ditë më parë pati një takim me të rinjtë e kësaj bashkie.
“Është realisht e pabesueshme po të kesh parasysh se nga jemi nisur dhe të shohësh këtë lumë vajzash që nuk dihet ku ka fund. Unë e mbaj mend shumë mirë kur Rakipi e ka prekur forcën e grave këtu. Ka qenë fushata e tij e parë fare shumë vite më parë, ku tentuam t’i japim Kamzës një shans, një rrugë të re, por nuk mjaftoi dhe në atë kohë për shumë nga vajzat e reja që janë këtu mund t’u duket e pabesueshme, në 2011.
Një dekadë e pak. Në disa qendra votimi ishte e pamundur të shkoje në komision sepse aty ligjin e bënin disa burra të dhunshëm. Më kujtohet Rakipi kur kemi folur, e më tha që ka pika kur nuk ka votim se ka njerëz të dhunshëm që të marrin me forcë votën ose s’të lënë të votosh. Ato më të vështirat dolën të vetmet që nuk ka pasur probleme se Rakipi çoi gra atje në komision. Kjo ka qenë një nga shumë provat”, tha Rama.
“Na e ka sjellë fati sot në dorë, që ne të mund të vendosim për historinë më 11 maj si shqiptarë dhe shqiptare. Kur Gjergj Kastrioti, profeti i historisë kombëtare, i vuri gjoksin perëndimit, ai bëri zgjedhjen profetike për të gjithë ne që të shikojmë nga rilindasit. Nuk kishte BE atëhere, as kur u ndamë nga perandoria. Ne populli nuk e patëm mundësinë të zgjedhim, derisa ra komunizmi. U bëmë i vetmi popull që na doli nga shpirti që e duam Shqipërinë si Europa.
Shikoni sa shumë u vonuam, njësoj si në Kamëz, sa shumë u vonuam nëpër kanale dhe llumë. Pash bufin e kënetës, kishte ardhur diku në shesh në rrugë, e thoshte do të ju marrim paratë qytetarëve dhe do jua japim qytetarëve se kemi eksperiencë, është e vërtetë ka eksperiencë. E provuan duke duke shkuar pas bufit, ço paratë tek Sudja për të marrë para dhe pastaj morën Noc Rrokun. Në mënyrën më të dhimbshme. Për bufin dhe kënetën e tij, në 11 maj do të ketë Noc rrokun”, u shpreh Rama.