Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i PD-së Sali Berisha i është drejtuar kryeministri Rama duke u shprehur se ‘katundi i tij do të jetë qelia’.
“Flet për turizëm. Në 36 vite, kryeinvestimi i turizmit është “Rruga e Kombit”. Neveri, mashtrimet e një mashtruesi që bllokonte ekranet me urdhër që të mos jepej fjala ime.
Tani quhen turistë të gjitha ata që vijnë për RyanAir. Shihni plazhet si i keni.
Së fundmi del Vangjel Tavo, rrafshon një kodër atje në Vuno. Të tjerët thonë se po përgatit banesën Rama. Harroje se do shkosh në katund. Ta dish, Edi Rama, katundi yt do të jetë qelia”, u shpreh Berisha.
LEXO EDHE: Radio Evropa e Lirë: Rama mbron investimin e dhëndrit të Trumpit në Zvërnec, pas protestave!
Berisha në Kuvend: Nuk është fituar asnjë tender nga kompanitë europiane
“Investitori i vetëm në 13 vite, i huaj, si ta largojmë edhe atë nga Shqipëria. 13 vite nuk ka asnjë investitor të huaj në tokën shqiptare. 13 vite asnjë tender në Shqipëri nuk është fituar nga kompani europiane. Asnjë investitor i huaj. Çfarë po ndodh? Cili është qëndrimi i PD? Qëndrimi është ky: Ne besojmë se investimet e huaja kanë rëndësi jetike për Shqipërinë. Ju po largoni të vetmin investotor të huaj që ka mbetur në Shqipëri”, u shpreh Berisha.
Sa i përket protestave të banorëve që pretendojnë se po u merret padrejtësisht prona që kanë në Zvërnec, Berisha tha se shteti duhet të kryejë detyrën e tij për verifikimin dhe hetimin thellues ndaj çdo prteendimi, dhe në rast se nevojitet, dëmshpërblimin e çdo qytetari që i takon.