Më 9 maj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet në Berlin me kancelaren Angela Merkel. Takimi mbahet me kërkesë të vet Merkel. Kryetemë e bisedimeve do të jetë “finalja”e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimi gjerman është se negociatat mes dy shteteve të Ballkanit duhet të përfundojnë patjetër më 2019-n.