Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në takimin e liderëve rajonalë, i cili u mbajt në Shkup. Thaçi tha se ky Samit u dërgon mesazh te gjithëve se rajoni ynë ka ndryshuar dhe se është shembull i zhvillimeve pozitive. Sipas tij, të gjithë e kanë mirëpritur Strategjinë e Komisionit Evropian, për t’u anëtarësuar në BE.