Rajoni

Thaçi pajisë me pasaportë diplomatike xhudisten “e artë” Majlinda Kelmendi

Presidenti i Kosovës pajisi me pasaportë diplomatike xhudisten “e artë” Majlinda Kelmendi.  Përveç, kampiones olimpike në sportin e xhudos me dokumentin biometrik diplomatik u pajis edhe trajneri i saj, Driton Kuka, si dhe kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Presidenti Thaçi, përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook e vlerësoi Majlinda Kelmendin si ambasadoren më të çmuar të Kosovës.