“Arritja e Marrëveshjes me Serbinë është e domosdoshme për synimin e Kosovës që të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, si dhe për të përshpejtuar integrimin e vendit në NATO e BE”. Qëndrimin e shprehu Presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë shtypi. Sipas tij, “Eshtë i domosdoshëm krijimi i një ekip gjithëpërfshirës në fazën finale të dialogut me Beogradin”. Thaçi iu bëri thirrje partive politike, shoqërisë civile dhe ekspertëve në Kosovë, të jenë pjesë e bisedimeve me Serbinë, me synim, arritjen e marrëveshjes përfundimtare historike.