Rajoni

Thaci thirrje Serbisë për personat e zhdukur nga lufta

Sot në Ditën Botërore të Personave të Zhdukur, Presidenti i Kosovës solli në vëmendje ata për të cilët ende nuk ka informacion që nga lufta. Hashim Thaçi deklaroi se “Çështja duhet të diskutohet në Bruksel, në dialogun Prishtinë-Beograd”. Ai shprehu përkushtimin që si president i vendit, kjo temë të adresohet. Pas homazheve në Prishtinë, në përmendoren kushtuar të zhdukurve të luftës, Thaçi tha se “Serbia duhet të japë informacion për 1 mijë e 650 persona të pagjetur”.