Rajoni

Theresa May viziton sot Maqedoninë

Maqedoninë e viziton sot, Kryeministrja Britanike. Pas pjesëmarrjes në Samitin e Sofjes mes BE-së e Ballkanit Perëndimor, Theresa May do të ndalet në Shkup. 2018-ta përkon me 25-vjetorin e Marrëdhënieve Diplomatike mes Maqedonisë e Britanisë së Madhe. May do të takojë homologun Zoran Zaev, si dhe aktivistë të Komunitetit LGBT, sot në Ditën Botërore Kundër Homofobisë. Gjithashtu pritet të mbajë një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë.