Futbollisti i Meksikës Jesus Gallardo u fut në historinë e Botërorit. 23-vjeçari, pjesë e Monterrey-t në kampionatin meksikan, u ndëshkua me karton të verdhë vetëm 12 sekonda pasi gjyqtari argjentinas Maidana kishte vërshëllyer për fillimin e ndeshjes me Suedinë, duke shënuar një rekord negativ në historinë e Kupës së Botës. Rekordi i kartonit të verdhë më të shpejtë në Botëror mbahej nga rusi Gorlukovich, që u ndëshkua pas vetëm 54 sekondave lojë në turneun e vitit 1994.