28-vjeçari, Luca Loutenbach, është bërë një yll në rrjetet sociale për shkak të pasionit të tij për ekipin kombëtar të Zvicrës. Tani kompanitë zvicerane e kanë gjetur atë dhe duan ta shpërblejnë me dhurata të ndryshime dhe marrëveshje sponsorisuese. Zvicra bëri befasinë më të madhe në “Euro 2020”, duke eliminuar kampionin e botës, Francën.
Les marques se disputent déjà le «superfan» de la Nati, Luca Loutenbach, que l'on risque bien de retrouver en tribunes pour le match Suisse-Espagne. Décryptage par Adrien Schnarrenberger (@Bergi02). https://t.co/Ii6fXRvGHO
— Blick | fr (@Blick_fr) June 29, 2021
Barazimi në minutën e fundit bëri që tifozët zviceran të kalojnë në dëlir, por padyshim ai që pushtoi të gjithë mediat botërore ishte 28-vjeçari, Luca Loutenbach. Kamerat televizive po e filmonin dhe Luca u bë një yll i mediave sociale brenda natës. Imazhet e reagimeve të tij emocionuese janë duke u përdorur si reklamë për kompanitë, siç janë “Deutsche Bahn”, “DB Cargo”.

Përveç kësaj, tifozit i është premtuar një fluturim falas në çerekfinale në Shën Petersburg në ndeshjen ndaj Spanjës, ku bileta e aeroplanit do t’i paguhet nga “Swiss Air”. “Red Bull” do t’i dërgojë pije energjike për udhëtimin. Organizata zvicerane e Turizmit i ka ofruar super-tifozit një fundjavë për t’u çlodhur pas përfundimit të Kampionatit Evropian.

Kjo nuk është e tëra pasi, Zyra Federale e Shëndetit Publik të Konfederatës Zvicerane (BAG) i ka kërkuar tifozit t’u ndihmoj në fushatën për vaksinimin e të rinjve, ndërsa edhe kompania përpunuese e qumështit (Emmi) e ka ftuar atë për reklama.
«On n'est pas préparé à recevoir tant de reconnaissance». Les réactions de Luca Loutenbach lors du match #FRASUI sont devenues virales sur le net. De retour sur les terres helvétiques, il se confie à Blick sur sa notoriété soudaine. #EURO2020 pic.twitter.com/xzhx1kpWum
— Blick | fr (@Blick_fr) June 29, 2021