Aktualitet

Tiranë, 13 urdhër-arreste për falsifikim të vizave amerikane

Plot 13 urdhër-arreste u lëshuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, në kuadër të një hetimi për falsifikimin e vizave amerikane. Deri më tani mësohet se janë arrestuar vetëm 7 persona. Urdhrat e arrestit u lëshuan për një grup personash që vepronin duke falsifikuar viza në 2 laboratorë në Tiranë. Mes të arrestuarve është dhe një punonjës policie.