Aktualitet

Tiranë, 36 aksidente më pak se një vit më parë

Ulet numri i aksidenteve rrugore në Tiranë në 6 mujorin e parë 2018. Në raportin e Policisë Rrugore konstatohen 36 aksidente më pak dhe 2 jetë të shpëtuara më shumë si dhe një numër më i ulët i personave që kanë pësuar dëmtime të rënda dhe të lehta, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Megjithatë blutë thonë se sërish në rrugët e kryeqytetit hasen raste flagrante të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.