Aktualitet

Tiranë, aksident te “Zogu i Zi”. Autobusi përplas makinën

Nuk janë të pakta rastet kur autobusët urbanë shihen duke qarkulluar me shpejtësi në kryeqytet. Një i tillë shkaktoi sot një aksident pranë rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”. Autobusi goditi një automjet në pjesën e pasme, duke rrezikuar jetën e personave që udhëtonin në të. Drejtuesi  akuzohet nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit.