Aktualitet

Tiranë, bie në pranga administratori dhe një punonjëse farmacie

Administratori i një farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet dhe një punonjëse, u prangosën sot, pasi akuzohen për kontrabandë barnash. Ndërkaq, u shpall në kërkim drejtuesja teknike e farmacisë. Në kuadër të operacionit të koduar “Medikamenti”, nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar, u sekuestruan 520 ilaçe e produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme.  Materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale “Tregtim e transportim i mallrave kontrabandë”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Riprodhim pa të drejtë i veprës së tjetrit”.