Aktualitet

Tiranë, grabitet supermarketi

Tre persona ende të paidentifikuar thyen xhamat e një supermarketi në Tiranë dhe grabitën kasafortën. Ngjarja ndodhi tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla”. Tre autorët nuk janë mjaftuar vetëm me marrjen e kasafortës, por kanë marrë edhe sende të tjera dhe janë larguar me një makinë. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.