Duke nisur nga muaji i ardhshëm qytetarët që përdorin transportin urban në kryqytet do të pajisen me abone të personalizuara. Formati i biletës së pajtimit mujor do të ndryshojë, duke i shtuar veç të dhënave aktuale, edhe fotografinë dhe ID e personit që e posedon. Vendimi në fjalë ka ngjallur pakënaqësi te familjet, ku një abone përdoret nga më shumë se një person.