Aktualitet

Tiranë, së shpejti nis investimi për zgjerimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve

Në Tiranë së shpejti do të nisë investimi për zgjerimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve në zona si Unaza e Re, që vitet e fundit, kanë njohur zhvillim të madh. Lajmin e dha Kryebashkiaku Erion Veliaj pas konferencës së BERZH me investitorët, ku ai tha se e shfrytëzoi për të siguruar financime për një sërë projektesh në kryeqytet. Sipas tij synohet që brenda 5 viteve, Tirana të ketë 24 orë ujë pa ndërprerje.