Aktualitet

Trafikonin ikona kishtare, dy në pranga në Korçë

Në Korçë, dy persona u arrestuan dhe një tjetër u procedua në gjendje të lirë, me akuzën e trafikut të veprave të artit e kulturës kundrejt përfitimit të pagesës 3 mijë euro.  Të prangosurve të moshave 30 e 49-vjeç, iu gjetën e sekuestruan 25 ikona kishtare të përmasave të ndryshme, si dhe 37 monedha metalike të huaja, të dyshuara si të vjedhura në Greqi. Ata bashkëpunonin me një shtetas të moshës 27-vjeç, i cili po procedohet në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Trafikim i veprave të artit dhe kulturës”.