Celebrities Gossip Showbiz

Transformimi i jashtëzakonshëm i Jelly Roll! Humb 125 kg, por rrëfen frikën që e shoqëroi gjatë rrugës!

Reperi dhe këngëtari amerikan Jelly Roll, emri i vërtetë Jason Bradley DeFord, ka habitur fansat me transformimin e tij fizik, pasi ka humbur rreth 125 kilogramë gjatë tre viteve të fundit.

Megjithatë, në një video të publikuar në YouTube, ai ka pranuar se jo gjithçka ka qenë e lehtë, duke rrëfyer se pas periudhave festive kishte frikë të hipte në peshore dhe të përballej me realitetin e peshës së tij.

Në videon e titulluar “Finally Stepping On The Scale”, Jelly Roll tregoi se gjatë Krishtlindjeve kishte dalë nga rutina, ndërsa një dëmtim në klavikulë e kishte detyruar të ndalonte stërvitjet për një kohë.

Disi dola nga rruga dhe u dëmtova pak para festave. M’u desh të ndaloja stërvitjen për një periudhë

-u shpreh ai.

Pavarësisht vështirësive, ai tha se është ende në proces dhe i ndajnë rreth 18–27 kilogramë nga objektivi final. Në peshoren e fundit, ai rezultoi rreth 125 kilogramë, duke treguar një rritje të lehtë pas një periudhe stabiliteti.

Artisti gjithashtu ka plane ambicioze për të ardhmen, përfshirë pjesëmarrjen në Maratonën e New York City Marathon dhe synimin për të humbur edhe më shumë peshë përpara një operacioni për heqjen e lëkurës së tepërt.

Bashkëshortja e tij, Bunnie Xo, ka folur gjithashtu për ndikimin e këtij transformimi në jetën e tyre private, duke pranuar se ndryshimet fizike kanë sjellë edhe ndryshime në marrëdhënien e tyre.

Sipas saj, humbja e peshës ka ndikuar edhe në aspektin intim të çiftit, duke e përshkruar transformimin si të dukshëm në çdo nivel të jetës së tyre.