Sport

Tre javë të mbledhura në 12 ditë, FSHF zyrtarizon axhendën e ndeshjeve të mbetura në Superiore për vitin 2025!

FSHF ka bërë zyrtare datat dhe oraret e ndeshjeve të tre javëve të fundit të fazës së dytë në Kategorinë Superiore, para se kampionati të ndalet për festat e fundvitit dhe pauzën e shkurtër në janar.

Do të jetë një “tur force” për klubet shqiptare, të pamësuara me ritme të tilla, pasi tre javë kampionati janë mbledhur në 12 ditë, duke filluar nga 13 dhjetori me javën e 16, për të mbyllru gjithçka më 24 dhjetor kur luhen ndeshjet e fundit të javës së 18.

 AXHENDA

Java 16
FK Vora – AF Elbasani, 13.12.2025, ora 16:30
Partizani – Flamurtari, 13.12.2025, ora 16:30
Teuta – Tirana, 13.12.2025, ora 19:30
Vllaznia – Bylis, 14.12.2025, ora 16:30
Dinamo City – Egnatia, 14.12.2025, ora 19:00

Java 17
Egnatia – Partizani, 19.12.2025, ora 16:30
Dinamo City – FK Vora, 19.12.2025, ora 16:30
Flamurtari – Teuta, 19.12.2025, ora 19:30
Tirana – Vllaznia, 20.12.2025, ora 13:30
Bylis – AF Elbasani, 20.12.2025, ora 13:30

Java 18
Teuta – Egnatia, 23.12.2025, ora 18:00
Partizani – Dinamo City, 23.12.2025, ora 18:00
FK Vora – Bylis, 24.12.2025, ora 13:30
AF Elbasani – Tirana, 24.12.2025, ora 16:30
Vllaznia – Flamurtari, 24.12.2025, ora 16:30