Kanadezja, “Troy Media” e rendit vendin tonë ndër 5 destinacionet më të bukura të Europës. Në artikull theksohet se Shqipëria është një destinacion i përsosur ku mund të relaksoheni me një buxhet të ulët prej vetëm 20–30 Euro në ditë. “Një destinacion i përsosur për çdo gjë, që nga shëtitja nëpër qytet, një xhiro alpine, e deri tek një javë e qetë në plazh” thuhet në shkrimin e medias kanadeze.