Kryeministri Alexis Tsipras tha sot se “Greqia vazhdon të qëndrojë e qetë përballë Turqisë”. “Jemi të vendosur që me qetësi të trajtojmë provokimet e rrezikshme të Ankarasë në Egje”, – deklaroi Tsipras. Kohët e fundit, retorika mes dy vendeve është ashpërsuar ndjeshëm, pas arrestimit në Turqi të dy ushtarëve grekë. Ndërkaq, Athina refuzon t’i dorëzojë Ankarasë, 8 ushtarakët turq, të cilët, presidenti Erdogan, i akuzon se kanë marrë pjesë në grushtin e dështuar të shtetit, rreth dy vjet më parë.