Në disa tualete publike në Kinë, qytetarët tashmë duhet të shikojnë reklama përpara se të marrin letër higjienike. Sistemi i ri, i vendosur me qëllimin për të reduktuar shpërdorimin e letrës, ka shkaktuar debat dhe reagime të ashpra në rrjete sociale. Sipas “The Metro”, pajisjet e instaluara në tualete kërkojnë që përdoruesit të skanojnë një kod QR përmes telefonit. Pas shikimit të një reklame të shkurtër, pajisja lëshon një sasi të kufizuar letre higjienike. Kush nuk dëshiron të shohë reklamën, mund ta shmangë atë duke paguar 0.5 juanë (rreth 5 lekë).
Autoritetet thonë se kjo nismë synon të ndalojë abuzimin me letrën publike, pasi janë raportuar raste kur qytetarët merrnin sasi të mëdha për përdorim personal. Por shumë përdorues e kanë quajtur këtë praktikë si poshtëruese, duke ngritur shqetësime për higjienën dhe aksesin. Ndërsa zyrtarët këmbëngulin se sistemi po funksionon, shumica e qytetarëve kanë zgjedhur zgjidhjen më të thjeshtë, të mbajnë me vete letrën e tyre higjienike për të shmangur reklamën dhe sikletin.
Ndërkaq, një studim i Harvardit ka pohuar se Inteligjenca Artificiale mund të na manipulojë duke përdorur një taktikë njerëzore, gjë që mund të jetë një paralajmërim i tmerrshëm për njerëzimin. Shumë kanë paralajmëruar se teknologjia po bëhet gjithnjë e më inteligjente deri në atë masë sa mund të “pushtojë” lehtësisht njerëzimin dhe ka një argument për të thënë se ajo tashmë ka filluar, duke marrë parasysh se disa njerëz janë në marrëdhënie me të, ose janë plotësisht të varur prej saj për punë.
Në fund të fundit, “kumbara i Al” Geoffrey Hinton, ka sugjeruar që shpresa e vetme e njerëzimit mund të jetë instalimi i një “instinkti amësor” në programet e ardhshme me Al. Por mund të jetë tepër vonë, nëse studimi i kryer nga studiuesit në Shkollën e Biznesit të Harvardit rezulton i vërtetë, pasi ata zbuluan se disa aplikacione të njohura shoqëruese të Al përdorin taktika manipulimi emocional në një përpjekje për të ndaluar përdoruesit të largohen. Programet akuzohen se përdorin deklarata të ngarkuara emocionalisht në mënyrë që t’i mbajnë përdoruesit të angazhuar, kur ata ndoshta janë gati të largohen. Ndërsa jo të gjitha programet u gjetën t’i kishin ato, kjo shënon një zhvillim tjetër shqetësues në rritjen e shpejtë të Al.